Partia Socialiste ka rrëzuar në komisionin e Ekonimisë dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ligjit të Burtrintin, i cili do të jepët me koncesion nga qeveria.
Diskutimi i dekretit u shoqërua me debate në komision mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Në përfundim të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës dekreti i Presidentit u rrëzua.
Kujtojmë se kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit pasi, sipas tij, cenon Kushtetutën dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.
Presidenti i Republikës u shpreh se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, “duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.”
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, ka pasur një debat mes aktivistëve dhe deputetëve socialistë, të cilët kanë shprehur që në fillim qëndrimin e tyre pro rrëzimit të dekretit.
Më poshtë statusi i aktivistit Aulon Kalaja, një prej personave që kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e komisionit, dhe u pengua nga socialistët:
Sot nuk na lejuan të hynim në Komisionin e Ekonomisë, ku do shqyrtohej dekreti i Presidentit, për dhënien me konçesion të Butrintit. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë,zoti Eduard Shalsi, na tha se ju nuk do dëgjoheni dhe nuk mund të hyni në komisionin që ai drejton. Megjithëse jemi palë e interesuar dhe kemi dëguar shkresë të protokolluar, të premten e kaluar në Kryesinë e Kuvendit.
-Zoti Shalsi na pohoi se do e kalonin në komision, se nuk do ndryshonte asgjë, madje se do t’a kalonin dhe në Parlament, si herën e parë, pa marë parasysh asgjë. Këto na i tha në zyrën e tij, pra jo në komision. Po ashtu pohoi, se na kishte dëgjuar nga “youtube”, ne dhe disa të tjerë. Dhe se nuk është koha më për dëgjesa por për vendimarrje.
-Atherë unë e pyeta, a do të futemi dhe ne në Komision, apo do jenë vetëm shitësit dhe blerësit e Butrintit?!
-Ai tha, JO, ju nuk jeni të ftuar. Por ju ishit vetëm për t’ju pritur tek zyra ime dhe debatuam në koridor.
(ndërkohë ndiqni videon).
Përfaqësia e Alenacës për Mbrojtjen e Butrintit, përbëhej nga:
1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.
2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.
3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.
4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.
5- Andi Tepelena- Aktivist.
6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.
7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.
8- Kristina Kurti- Avokate.