Territori shqiptar do të jetë ditën e sotme nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin por në zonat malore do ketë kalime të pakta vranësirash.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në zonat e ulëta dhe në ato bregdetare. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes duke luhatur vlerat ditore nga 14 deri në 34 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim prej 2 ballësh.