Ndalohet në aeroportin e Rinasit një 32 vjeçar shtetas kinez i cili vinte nga Dubai. Liangbin Chen është ndaluar me qëllim ekstradimin, duke qenë se kerkohet për mashtrim kompjuterik me pasoja të mëdha.
Programuesi kinez njihet si kreu i një grupi që mashtronte me shitje celularesh dhe kompjuterash. Ai do t’i dorezohet autoriteteve të Interpol, për kryerjen e procedurave me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës. Ndalimi i tij është bërë që në datë 11 korrik për llogari të Interpol Pekinit.