Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.
15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.
NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD
“Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.
15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.
Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. “Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qënieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë”