Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipasë dëshmitarëve ngjarja është shënuar në fshatin Përbreg të Kukësit. 28 vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpit e zonave kufitare.
Po sipas dëshmitarëve, thuhet se i riu pasi ka hipur mbi makineritë ka rënë në kontakt me telat përciellës të energjisë elektrike. Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtoj duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit. Policia e Kukësit akoma nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.