Një aksion i fuqishëm është ndërmarrë orët e fundit në Elbasan me urdhër të SPAK-ut. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa ku të pranishëm kanë qenë edhe oficerë të byrosë kombëtare të hetimit.
Pas kontrolleve në qytetin e Elbasanit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka bërë me dije se tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë për dy të tjerë është dhënë masa “arrest shtëpie”, pasi akuzohen për korrupsion.
Sipas njoftimit të SPAK mësohet se Ilir Pashaj me detyrë avokat si dhe shtetasit Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj janë arrestuar, ndërkohë është dhënë masa “Arrest në shtëpi” për gjyqtaren Zamira Vyshkaj.
Pashaj dhe Vyshkaj kishin marrë një shumë prej 4 milionë lekësh të reja nga familjarët e një prej të arrestuarve me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit.
Ilir Pashaj ka qenë ish-gjyqtar në Elbasan, u largua nga sistemi para Vetingut për mos plotësim të formularit të deklarimit. Gjithashtu KLGH pritet të mblidhet për të bërë pezullimin e nga detyra të gjyqtares Zamira Vyshkaj