Ilir Meta e ka nisur ndryshe ditën e sotme pasi ka bërë përshëndetjen e fundit si President i Republikës së Shqipërisë.
Me një foto zyrtare me fëmijët e tij, Meta shkruan se për të ka qenë ‘nder dhe privilegj’ që t’i shërbente atdheut. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, Meta vijon më tej duke uruar më të mirën për kombin tonë.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.