14 punonjës police, ish-efektivë, punonjës të administratës dalin sot para Gjykatës së shkallës së parë në Shkodër.
Bëhet fjalë për Saimir Rrustemin, ish-Shef i Rendit në qytetin verior, i cili së fundmi ishte transferuar në sallën operative të Policisë në Dibër, ku më pas u arrestua së bashku me 14 punonjës të policisë e ish-zyrtarë.
Jashtë gjykatës janë qytetarë me parulla në duar duke protestuar: “Nderoni veten! Lironi shef Saimirin”, “Shkodra do shef Saimirin… Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”.
“Si gjithë qytetarët e tjerë kam ardhur për të mbështetur komisar Saimir Rrustemin sepse është një njeri I ndershëm, një ndër më shembullorët. Në cdo sfidë është parë vetëm ky polic në pandemic është parë vetëm ai në cdo sfidë madje edhe në hashash. Kjo qeveri do horra dhe hajdutë nuk do policë të ndershëm që bëjnë punën. Drejtësia duhet të bëjë pounën e saj dhe të japoë vendimin e drejtë sepse Saimiri është ndër djemtë që gjithë Shkodra e nderon”, u shpreh një tjetër protestues.
“Jemi të irrituar për këtë çështje. Duhet të jenë edhe disa kolegë të tij që e njohin më shumë se ne dhe të reflektojnë se cfarë pun eke bërë Simiri. Jo vetëm Simirit por gjithësecilit prej nesh na ka ardhur në majë të hundës sepse po bëhen padrejtësi pasi këto po i shohm përdit. Unë mendoj se Saimiri ka bërë një punë të jashtëzakonshme që rallë kush e bën, është një njeri I ndershëm që ka sakrifikuar familjen, jetën në shumë raste dhe kjo qeveri duhet t’i vlerësojë këta njerëz. Ndryshe ka vetëm një rrugë të ikim nga ky vend sepse nuk durohet më!”, tha një mbështetës.