Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ekspertë në Fier për reformën territoriale. Berisha theksoi fillimisht se jemi në një situatë emergjence që na dikton një veprimtari shumëplanëshe.
Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se Edi Rama është armiku më i madh i lirisë së shqiptarëve pas diktatorit Enver Hoxha.
“Duhet të përballemi me armikun më të keq të lirisë së shqiptarëve pas Enver Hoxhës deri sot, që është Edi Rama. Të shpallësh një kundërshtar armik nuk është e përshtatshme, por një kundërshtar që shkelmon dhe dhunon votën e qytetarëve, që ju heq anëtarëve të partisë së tij të drejtën e votës, dhe krijon një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet s’mund të jetë kurrë demokratike. Mund të jetë ekstremiste e majtë, mund të jetë naziste apo fashiste, por vetëm parti e një harku kushtetues demokratik nuk mund të jetë. Këtu e ka sjellë Edi Rama shoqërinë shqiptare. Ai nuk është më pak armik i demokratëve se sa është i vetë socialistëve që besojnë në lirinë, votën dhe rregullat e demokracisë” tha fillimisht Berisha.
“Rama tani kujtohet dhe shkarkon Ahmetajn i cili është përfshirë në aferë pas afere. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në farkë 30 milionë euro rruga, ndërtohet në Tiranë shtesa e Unazës 22 milionë, vjedhje3 mbas vjedhje. Shumë shpejt do ti japim përgjigje të merituar shumë shpejt.
Ballkani i Hapur? “Rama insiston te Ballkani i Bapuir por ne e kundërshtojmë si një projekt që Vucic e deklaroi një javë pasi u firmos është jugosllavia e vjetër plus Shqipëri. Vcucic u thotë serbeve se kjo është jugosllavia e vjetër plus shqipëri. Shqipëri ashkatërron plotësisht prodhimin bujqësor në Shqipëri. Dhe kështu është shkatërruar janë rritur inputet bujqësore në një kohë që fermerëve tani u falimentojnë prodhimet”, u shpreh Berisha.