Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në një nga galeritë e Bulqizës, ku ka mbetur i plagosur një minator.
Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Martaneshit, ku minatori Maksim Beça është plagosur rënde gjatë punës.
Fillimisht i plagosuri është dërguar pranë spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, por plagët e rënda dhe mungesa e mjekëve specialist ka detyruar që i plagosuri të dërgohet me helikopter pranë spitalit të Traumes në Tiranë.
Ndërkohë trupi hetimor ka nisur hetimet. Ky është rasti i dytë brenda një jave ku pak ditë më parë një minator humbi jetën