Tre të rinj kanë përfunduar me dëmtime të lehta pas një sherri mes tyre në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit.
Policia bën me dije se sherri ka ndodhur mes një të riu dhe dy vajzave.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 34 vjeç; K. B., 25 vjeçe dhe A. B., 27 vjeçe, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit, 34-vjeçari është përfshirë në një konflikt me shtetaset e mësipërme dhe për pasojë të tre kanë marrë lëndime të lehta fizike.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme