Këngëtari shqiptar me famë botërore Ermal Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një lajm të keq. Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.
“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, ka shkruar këngëtari.
Sipas medieve italiane, për shkak të gjendje shëndetësore Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë.
“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”.
Ai ka postuar edhe foto të fytyrës, ku duket i fryrë, veçanërisht në njërin sy.