Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me intelektualët në Tiranë. Berisha tha se tashmë po jetojmë instalimin e një regjimi nga kreu i qeverisë. Kryedemokrati Berisha u shpreh se Edi Rama po përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve.
“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë.
Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj.”-tha Berisha.