Pas më shumë se 24 orësh është arrestuar Ramis Mici, autori i krimit që tronditi Elbasanin.
Mici masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, në banesën që kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej”.
Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës ndërsa vec policisë në arrestimin e tij morën pjesë forcat speciale “Shqiponha”. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës, zonë ku kishin banesën të afërm të tij. Sipas policisë operacioni për arrestimin e 37 vjecarit ishte shtrirë në tre qytete, Elbasan, Cërrik dhe Kucovë.
Ndërsa Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën para disa ditësh dhe i kishte thyer telefonin. Në një reagim, policia sqaroi se i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij.
Kur janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara. Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja. Ndërsa në lidhje me një reagim që vëllai i të ndjerës ka bërë sot në rrjetet sociale , ku kishte deklaruar se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij policia e Elbasanit sqaron se ka qënë totalisht e angazhuar në arrestimin e Ramis Micit . Në vijim burime zyrtare nga policia thonë se do ta vlerësojnë dhe trajtojme edhe ceshtjen e kanosjes per hakmarje, ku vëllai i të ndjerës Sokol Elezi pritet të shoqërohet në komisariat.