Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë me gruan e tij gjatë sulmeve ruse në qytetin jugor Mykolaiv.
Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, thanë mediat ukrainase.
Vadatursky zotëronte Nibulon, një grup i përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”.
Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ishte ndoshta bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani.
Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.
Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht nga forcat ruse.