Madrit Ulqinaku, 33-vjeç është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke dalë nga një lokal, e më pas është qëlluar me armë zjarri nga autorët, persona ende të paidentifikuar. Mësohet se autorët e kanë monitoruar dhe kanë qëlluar teksa ndodheshin në një automjet.
Mësohet se viktima ka marrë dy plumba.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera.