17:39 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, reagon Yuri Kim: Hetim i plotë për ngjarjen, SHBA krah aleatit të saj

09:19 | 22/08/2022
në Te Gjitha
0
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, reagon Yuri Kim: Hetim i plotë për ngjarjen, SHBA krah aleatit të saj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, siguroi dje se SHBA-ja qëndron krah Shqipërisë lidhur me ngjarjen e Gramshit.

Diplomatja amerikane apelon që autoritetet duhet të hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe përgjegjësit sipas saj duhet të mbajnë përgjegjësi. Ambasadorja Kim njoftoi se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të cilëve u shprehu mbështetjen e SHBA-së.

“Bisedova me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të FA, gjeneralin Kingji, të cilëve u urova shërim të shpejtë për 2 ushtarakët që u plagosën duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë, teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të zbardhur faktet dhe që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane.

Edhe Richard Grenell, ish-i dërguari i SHBA-së në Kosovë gjatë Presidencës së Donald Trump, reagoi pas ngjarjes së ditës së shtunë në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Përmes një reagimi në “Twitter’ Grenell shkruan:

“Mos e ngatërroni me ushtrinë shqiptare!”.

Ditën e shtunë, tre shtetas rusë tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh, ku njëri prej tyre u përlesh me dy ushtarë roje, ku si pasojë këta të fundit mbetën të plagosur. Sipas informacioneve zyrtare, 2 rusë dhe 1 ukrainas sulmuan dy ushtarët roje në uzinën ushtarake në Gramsh, duke ju hedhur spraj neuroparalizues. Ushtarët shqiptarë ndodheshin deri dje në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa 3 shtetasit e huaj që pretendojnë se janë turistë janë tashmë të arrestuar. Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipit “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas, ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizonit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Pas

VIDEO/ Pamjet bëjnë ‘namin’ në rrjet, 3 policë rrahin brutalisht një burrë

Para

Duke u puthur e përqafuar në publik! Shakira ‘tërbohet’ nga veprimet e fundit të Pique me të dashurën e re

Para
Duke u puthur e përqafuar në publik! Shakira ‘tërbohet’ nga veprimet e fundit të Pique me të dashurën e re

Duke u puthur e përqafuar në publik! Shakira 'tërbohet' nga veprimet e fundit të Pique me të dashurën e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vizat turistike për lindje në SHBA, ambasada amerikane njofton refuzimin

Itali/ Po survejonin 2 shpërndarësit shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

Tiranë/ Policia ndjek një makinë pasi kishte dyshime, arrestohen një person me armë zjarri

“Hamasi nuk do të ekzistojë më”, Benjamin Netanyahu: Do t’i eliminojmë plotësisht

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti z. Khaled El-Enany, ish Ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s

Debatet për vapën në Francë, Le Pen: Ajër i kondicionuar në ambientet publike

Merr fund gjyqi ndaj P. Diddy/ Shpallet fajtor për 2 nga 5 akuza, falënderon jurinë pas vendimit

Turqi/Tërmet 4.3 ballë godet Bursën – Lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Policia dhe tatimet aksion te zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, arrestohet ish-drejtori Leonidha Çobo dhe CEO Hongping Xiao

Ambasada gjermane kritikon Serbinë për mosndëshkimin e autorëve të sulmit në Banjskë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.