Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të mbrëmjes së djeshme në rrugen kryesore në qytetin e Shëngjinit. Drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.
Menjeherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancen, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërriten direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmen e parë dhe mbajtur në koshiencë.
I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës .
Mësohet se i plagosuri është 37 vjeçari nga Kosova, SH.M i cili po kalon pushimet në Shëngjin.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Lezhë / Informacion paraprak
Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.
Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post