Gjykata e Posaçme dënoi me nga 1 vit e 9 muaj burg avokatin Lavdosh Shehu dhe shtetasin Hamza Tola, dënim që shkoi në 1 vit e 2 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Kujtojmë se në prill të këtij viti, SPAK doli në përfundimin se avokati Lavdosh Shehu u ka premtuar familjarëve të shtetasit F.H se do të arrinte të transferonte këtë të fundit nga shteti italian për të vuajtur dënimin në këtu në Shqipëri. Shehu u ka kërkuar familjarëve të tij 12 mijë euro duke i siguruara se mund ta realizonte këtë me anë të ndikimit të tij në funksionarët e ministrisë së Drejtësisë.