Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një vizitë blic në qytetin e Shkodrës.
Ai u takua me drejtues të Policisë së Shkodrës. Në takim, Rrumbullaku kërkoi zbardhjen e ngjarjeve të fundit kriminale në kryeqendren e veriut.
Në fokus ishte edhe zbardhja e vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje. Ngjarje e regjistruar vetëm 2 netë më parë në qytetin e Shkodrës.
Takimi në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ka zgjatur për rreth 1 orë, ku u kërkua edhe administrimi i provave që disponon policia për këto ngjarje.