Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi në një intervistë në RTSH sulmet kibernetike dhe urdhrin e Prokurorisë për mediat që mos të publikojnë materialet që nxjerin hakerat.
Meta tha se kërcënimi i Prokurorisë ndaj mediave është një hap i rëndë antikushtetues ndërsa shtoi se reagimi është bërë nën diktimin e kryeministrit.
“Ndërsa thirrja e Ramës ndaj bankave për tu bërë pjesë e sistemit të hakeruar të e-albania është shumë e rëndë, kur e dinte se sistemi ishte i goditur.”-tha Meta.
Sa i përket hakerimit të sistemit TIMS, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se është goditur nga brenda dhe jo nga jashtë.
“Nuk është goditur nga jashtë, por nga brenda. Dëmi është shumë i madh dhe është ende i panjohur.”-deklaroi Meta.