Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërthyer në akuza ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke i cilësuar anëtarët e këtij organi si “fëlliqësira”.
Meta bëi thirrje që të kishte përballje në prokurori me 5 anëtarët e këtij autoriteti.
“Duhet të dalin se çfarë fëlliqësirash që janë në autoritetin e Dosjeve. Epitetet janë në dorën time. Unë jam mësuar me shumë shpifje. U ka nxjerrë emrat njerëzve, pa bërë deklasifikimin. Kanë dalë emrat e personave që kanë qenë të përfshirë. Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin. Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata.
Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave. Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira”-tha Meta.