Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin radiofonik “Pjesa tjetër është politikë” nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart.
Rama ka trajtuar disa nga temat më aktuale të vendit, që nga sulmet kibernetike nga Irani e deri te largimi i të rinjve shqiptarë me gomone drejt Britanisë. Për sa i përket largimit të të rinjve, Rama tha se së bashku me autoritetet britanike po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve të emigrantëve të paligjshëm.
Rama: Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithësë jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.
A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?
Rama: Sepse pasi del nje thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne.
Dëshiroj që tani të flasim pak për perceptimet në lidhje me Shqipërinë dhe mënyra se si ju kryeminister shikoheni në BM dhe në nível ndërkombëtar