06:11 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Protestat në Iran, të paktën 57 persona rezultojnë të vrarë

17:31 | 26/09/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestat në Iran, të paktën 57 persona rezultojnë të vrarë

Të paktën 57 persona janë vrarë në protestat kundër Qeverisë në Iran, të cilat janë nxitur nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, kanë thënë Organizata e Iranit për të Drejta të Njeriut.

Mahsa Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se për shkak të vendimit të Qeverisë për të bllokuar internetin në Iran, është e vështirë që të konfirmohet numri i saktë i raportimeve për viktima.

Deri më tani, autoritetet kanë raportuar për 41 persona të vdekur.

Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 10 ditë me radhë.

Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.

Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.

Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme.

Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur.

Aplikacionet sikurse WhatsApp, Instagram dhe Skype janë bllokuar ditëve të fundit në Iran.

Qasja në internet është kufizuar përtej niveleve të normales, ka thënë grupi që monitoron faqet në internet, NetBlocks.

Megjithatë, videot e protestave nga Irani vazhdojnë të publikohen përmes kanaleve tjera, dhe zyrtarë të sigurisë shihen duke sulmuar turmat me armë zjarri.REL

Pas

“As në hotel me 5 yje nuk i gjejmë ato kushte”/ Mbyllja e kopshtit “Zybejde Hanim”, prindërit të indinjuar: Ku t’i çojmë fëmijët?! Regjistrimet janë mbyllur(VIDEO)

Para

Zgjedhjet vendore/ Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha: Situata kritike, Rama anti-shqiptar

Para
Zgjedhjet vendore/ Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha: Situata kritike, Rama anti-shqiptar

Zgjedhjet vendore/ Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha: Situata kritike, Rama anti-shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.