Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Togat e zeza të kryeqytetit kanë shpallur të pafajshëm Thanzën për akuzën e falsifikimit te formularëve.
Në maj të vitit 2019, ish anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, por gjykata vendosi po ashtu të pezullojë dënimin duke e konvertuar në 18 muaj shërbim prove.
Por pas dy vitesh Apeli rrëzoi shkallen e parë duke e shpallur të pafajshem Thanzën.
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me datë 12.07.2018 i ka kërkuar Presidencës së Republikës Formularin e Vetëdeklarimit për Garantimin e Integritetit të Persona që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione Publike, plotësuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë z. A.TH, i cili dyshohet të këtë kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për shkak se nuk ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit vendimin penal të Gjykatës së Pizas, Itali.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehuritme iniciale A.TH, iakuzuar për kryerjen e veprës penale të“Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”,të parashikuar nga neni190/1 të K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,me vendimin nr. 1411, datë 31.05.2019 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.TH për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe në baze të kësaj dispozite, dënimin e tij me 9(nëntë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.TH për një periudhë kohe prej 18(tetëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.TH, i cilikërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëmpër veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi:
-Ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, date 31.05.2019, tëGjykatëssëRrethitGjyqësorTiranë, ne ketemenyre:
-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer veper penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.