Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi, ka inspektuar sot një tjetër pallat në Tiranë, ku sipas tij është konstatuar se objekti kishte jo vetëm kate pa leje por edhe një ndryshim skandaloz të projektit.
Pavarësisht akuzave të bëra nga opozita, Çuçi tha se ishte aritur të ulej 10-fish sipërfaqja e ndërtimeve pa leje në vend. Ndërsa tha se nëse edhe institucionet e tjera do të vepronin si policia, do të kishte rezultate më të mira.
Çuçi: Ndëshkohen dhe penalizohen njerëz për një avlli dhe një ditare ndërsa këta shpëtojnë. Sikur kjo pjesë e sistemit të drejtësisë të kishte bërë sa ka bërë policia, sot do kishim rezultate më të mira. Sot ne kemi arritur ta ulim 10-fish sipërfaqen e objekteve të ndërtuara pa leje. Ky subjekt ka jo vetëm kate pa leje por një ndryshim skandaloz të projektit të miratuar më para. Sot pasi të mbarojnë verifikimet, do t’i nënshtrohet ligjit dhe çdo metër katror do t’i kthehet popullit.