Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i bëri edhe njëherë thirrje Lulzim Bashës që të bëjë transparencë në lidhje me financimet ruse.
Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Basha duhet të sqarojë këtë akuzë personale, ndërsa shtoi se në arkat e PD nuk ka hyrë asnjë qindarkë.
Berisha: Basha të bëjë transparent problemin e financimeve ruse. Kjo është shumë serioze. Ai duhet të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë, tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion në PD-së. Nuk ka hyrë në arkat e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Me Bashën kam vetëm këtë problem. Për sa kohë është deputet i PD dhe anëtar duhet të bëjë transparencë. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm.