05:20 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Pse Babo vjen gjithmonë e më rrallë?”, ironia e Gjekmarkajt për seancën plenare: Bela dukej e vrenjtur, tezja nuk ka ardhur ende se po mbledh kanoçe për të pastruar mjedisin

12:45 | 06/10/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pse Babo vjen gjithmonë e më rrallë?”, ironia e Gjekmarkajt për seancën plenare: Bela dukej e vrenjtur, tezja nuk ka ardhur ende se po mbledh kanoçe për të pastruar mjedisin

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka ironizuar seancën e sotme plenare ku mes të tjerash ka ngritur pyetjen përse kryeministri Edi Rama vinte gjithmonë e më rrallë në kuvend.

Nga Agron Gjekmarkaj

Seanca filloi me vonesë ! Babo nuk ka ardhur ende dhe kjo mungesë topitje shkakton. Doktori dhe Gaz Bardhi ende jo. Se ata te dy vinë në të njëjten kohe. Ministrushet ishin disi si të zymta dhe pa gajret. Vetem ardhja e Ulsiut në podium ktheu të qeshurat në atë perzhitje. Në sallë u degjua kënga “O erdhi Ulsiu o erdhi në lëmë çu gezuan ministrushet kur i degjuan zënë”!

Bela duket e mvrenjtur me dertet e vatanit mbi shpine dhe pleudarinë e Tit Vasilit perballë. I takojnë të shkuares pa kthim ato kohë kur muhabeti mes Ulsiut dhe Beles të kenaqte shpirtin dhe e qeshura e tyre si diell ndriçonte aulen e rënë në merzi dhe ato rreze mbi hallet e shqiptarve si melhem binin.

Niko qerratait i mungon prushi per biseda kendellese me Margeritin e cila po hesht sot pa pertesë se ka ditë që perton të heshtë megjithese duket stoike në heshtje.

Tezja nuk ja ka behur ënde se po mbledh kanoçe që të mbajë paster ambjentin. Ogerta po kuvendon e patrazuar me Boren e cila e pyet dhe i thote teta Gerta , teta Gerta pse Babo vjen gjithnjë e me rralle? Ajo që ja kthen jo xhan mos u merzit nuk është kjo arsyeja Babo ka halle të medha, gjera me rëndesi dhe jo ta harxhojë kohen me gjepura!

Pra me ka xhan?! Po Po shumë. Elisa duket sikur është me leje të zakonshme, e menduar dhe ndien mall per kohet epike kur luftonte kunder Berishes siç detyra dhe mideja ja kerkonte!

Kushi pasi deboi gylenistet e shkolles “Mehmet Akçif” po i rrefen Ulsiut të zitë e ullirit që hoqi dhe netet e pa gjumë ! Krifca teksa Bledi Çuçi i pergjigjet interpelances së Salianit perserit me vete ” kur degjon zerin e s’ëmes seç la qengji kopene , blegerin dya tri here edhe e iken e merr dhenë” , kete ja ka mesuar drejtori i Akademise së barinjeve. Ikonomi ka lënë në furrë një tavë patate dhe rri gjithë merak. Tao foli siç di ai, me retorike të lartë greko -romake , emfazë, stil, dhe buzeqeshje në fund.

Kryeministri Majko konstaton dhe çuçurit gjithë kohen me Etilden e cila ënde po i gezohet fjalimit të Taos dhe dukes sikur se ka bash mendjen tek sentencat e ish Kryeministrit dhe gezimi që i ka shkaktuar vajtja në Kukes. Mimia u ula afer Taos dhe i dha pak nga eksperienca e saj e gjatë nga ditet kur bëhej Shqiperia. Çuçi ënde po flet por të gjithë po bëjnë muhabet.

Edhe Saliani gojë prishuri që ka thirrur interpelancë duket sikur po fle. Tigrushi mungon me laryshinë e vet. Albana me kaloi pranë si flutur po saken se me pershendeti. Marazet e partisë e kanë adhnuar me mua duke ma shtuar pezmin dhe kotesinë e ekzistencen politike.

Po kaq zv lideri Muli ma ka hequr veshtrimin duke me shkaktuar një zgaver në xhan. Flutura me Griden flasin për Orhan Pamukun dhe nuk e kanë mendjen tek pambuku që korret ketu. Olta sapo erdhi me intuite progresive bisedon me Belen e cila pergaditet te hedhë zjarr e zift mbi opoziten e cila mbi bedena ka nxjerrë Alibeun që vrojton armikun.

Jyrgys Çurbja pas sublimitetit të Berlinit ku desh beri namin për Babo e troje të veta i sheh koleget nga lartësia epike ku historia e ngriti. Braçen se zë vendi te shohim ku do dalë.

Çuçi mbaroi llafin Ulsiu muhabetin kreu. Saliani u ngrit evlati perseri në replike dhe po tregon që jeta e njeriut vlen më pak se e një pule. Bota është trazuar dhe kerkon vendime të medha ! Niko iku te mbledhe gjeneralet per të bër zap trazirat.

Blendi Klosi tashmë me një mjekerr as të madhe as të vogel larg xhelozise dhe akuzes dremit. Toni Gogut nepermend i shkojne psalme per çdo situate. Salla po boshatise , mejhana po mbushet. Rrefimi i paradites mbyllet ketu.

Pas

Qeveria “rikthen” çështjen e kanabisit për qëllime mjekësore, pritet konsultim i dytë për draft-ligjin e kultivimit

Para

“O shtet, o qen bir qeni!”/ Fshati Sulaj në Fier i ‘harruar’ prej 30 vitesh, banorët: Bëni detyrën o gjytyryma! S’ka rrugë, ujë, drita… (VIDEO)

Para
“O shtet, o qen bir qeni!”/ Fshati Sulaj në Fier i ‘harruar’ prej 30 vitesh, banorët: Bëni detyrën o gjytyryma! S’ka rrugë, ujë, drita… (VIDEO)

"O shtet, o qen bir qeni!"/ Fshati Sulaj në Fier i 'harruar' prej 30 vitesh, banorët: Bëni detyrën o gjytyryma! S'ka rrugë, ujë, drita... (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.