09:08 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Makinë, armë dhe banesë me qira për të kryer vrasje, zbardhet dosja “Porositësi” me 14 të arrestuarit, çfarë deklaruan vëllezërit Beqiraj në Polici

15:16 | 06/10/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është polici i burgjeve anëtar i grupit kriminal në Durrës, kishte porositur vrasje të dyfishtë (EMRI)

Faxweb ka zbardhur dosjen e 14 të atestuarve, mes të cilëve dhe vëllezërit Beqiraj, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “porositësi”. Sipas dosjes, Gentjan dhe Idajet Beqiraj me 3 tetor, në autostradën Tiranë-Durrës po lëviznin me një motoçikletë  “Piaggo”, ndërsa janë goditur në lëvizje nga një mjet me ngjyrë të zezë i paidentifikuar qartë.

Në vendin e ngjarjes është afruar dhe një mjet tjetër dhe personat kanë dalë nga automjetet. Personat, të cilët ndodheshin në këtë makinë kanë nisur të dhunojnë të dy vëllezërit. Pikërisht në këtë moment ata kanë marrë me dhunë njërin prej vëllezërve, Indritin,  dhe tre telefonat e tyre celularë.

Pas ngjarjes, vëllai tjetër, Gentjani, ka njoftuar Policinë për ngjarjen, ndërsa një orë me vonë Indriti është lënë sërish i lirë dhe pas kësaj është paraqitur në Policinë e Durrësit , i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Sipas dëshmisë, ai ka pohuar se dyshonte se ata janë dhunuar nga persona, të cilët kishin lidhje me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shujakut”.

Në dosje thuhet po ashtu se vëllezërit kanë pohuar me përgjegjësi se Ilrijan Feci dhe Kevin  Zeneli, në bashkëpunim mes tyre janë porositur nga Kasandër Noga dhe ish-polici Flamur Bejko, që të vrasin Geron Hasanbelli dhe nipat e tij si dhe shtetasin Arben Mërkurin. Ata kanë dëshmuar se Ilirja Feci dhe Kevin Zeneli iu kanë dhënë katër pistoleta të llojeve të ndryshme, si dhe një makinë Benz me targa të huaja, por dhe një banesë me qira në Tiranë, për të kryer “porosinë”.

Dëshmia e vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj, përveç porosisë së marrë nga polici i burgjeve që u kishte dhënë parapagim 3500 euro, kanë zbardh edhe 2 atentate mafioze me dy viktima e katër të plagosur, dhe një tjetër atentat i cili nuk u finalizua. Më konkretisht, u zbardh atentati i 4 janarit në Don Bosko, ku humbi jetën gabimisht Erjon Çela, pasi objektiv ishte daja i tij Geron Hasenbelliu.

 

Pas

Rusia thotë se është e “përkushtuar” të shmangë një luftë bërthamore

Para

Në opozitë e konsideronte një nga aferat më të mëdha korruptive, sot qeveria po zgjat me 10 vjet koncesionin e markimit

Para
ERE miratoi çmimin e ri të energjisë, gazetari: Ta kishin bërë 1 lekë më pak nga sa e kërkoi qeveria, problemi i dy fashave….

Në opozitë e konsideronte një nga aferat më të mëdha korruptive, sot qeveria po zgjat me 10 vjet koncesionin e markimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive në votim

Vlora mes zgjedhjeve dhe Giro d’Italia, voton kryetari i bashkisë

Zgjedhjet 2025! Raportohet për fotografim vote në lagjen “5 Maji” në Elbasan

Roskovec/Procesi i votimit vijon normalisht në të 39 qendrat,pa probleme teknike apo vonesa të komisionerëve

VIDEO/Shqiptaret vendosin per parlamentin e ri! Qytetari: Fleta ishte çarçaf, nuk gjeja emrat

Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria

Probleme me identifikimin biometrik të votuesve në Shijak, pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve

“Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”, Celibashi thirrje: Kodi Zgjedhor e ndalon, respektoni ligjin!

Radhë në një QV në Tiranë, një qytetar kërkon ndihmë për të votuar pasi ka probleme me shikimin. Komisioni: Nuk është në kompetencën tonë!

Zgjedhjet/ Nga Rama te Berisha, Meta dhe të tjerët, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.