Teksa vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet vendore dhe PD ka propozuar daljen e kandidatëve nga primaret, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se emrat e dalë nga primaret janë përgjegjësi e Berishës dhe nga ana e PL nuk do të ketë asnjë kundërshtim, pasi siç u shpreh ai “çdo rezerve do t’i shërbente Ramës”.
Meta: Këtu është goditur në themel sistemi opozitar, jo thjesht si PD apo PL. Këtë goditje ja bëri Basha në bashkëpunim me Ramën. Prandaj opozita është e vonuar në këtë përballje. Duhet ecur shumë shpejt, sepse jepen kulla nga 70 kate, dhe jepen për të blerë sa më shumë mundësi për tjetërsimin e pushtetit vendor.
Ne mbështesin kandidatët që bie dakord PD. PD të bashkojë shqiptarët kundër rilindjes. Është e rëndësishme që të merren vendime sa më parë. Për çdo emër që del nga primaret është përgjegjësi e PD dhe e Berishës dhe ne do ta mbështesim, sepse çdo rezervë e jona do ti shërbente Edi Ramës.
Pyetje: Subashi konfirmohet si kryetar bashkie në Fier?
Meta: Çdo zhvillim në vend është peng i qeverisë për interesa që lidhen me krimin e organizuar. Se kë kandidon Rama në Fier apo diku tjetër, ai mund të gjejë një figurë të pacënuar, nuk ka rëndësi, çdo kandidat i rilindjes është vetë Rama. Çdo ministër është Edi Rama, ato janë si matrioshka ruse.
Discussion about this post