22:32 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Biznesi kundërshton paketën fiskale, Nikolin Jaka: Amnistia fiskale është e padrejtë, sepse dekurajon sipërmarrjen e ndershme

11:54 | 19/10/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznesi kundërshton paketën fiskale, Nikolin Jaka: Amnistia fiskale është e padrejtë, sepse dekurajon sipërmarrjen e ndershme

Shoqatat e Biznesit kanë kundërshtuar ashpër paketën fiskale të vitit 2023. Gjatë një konference të përbashkët, ku prezente ishin Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Prodhuesve të Birrës, Ndërtimit, Riciklimit, Eksportuesve pati diskutime dhe kritika.

Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka tha se amnistia fiskale është e padrejtë, sepse dekurajon sipërmarrjen e ndershme.

“Dhoma e Tregtisë ka qenë këtu e 12 vjet prezent me një draft të amnistisë fiskale. Kemi shpenzuar kohë për të bërë një draft të parë mirë me precedencat e vendeve të tjera. Dhe megjithëse ne u fokusuam shumë te ky draft qeveria e mori dhe e përdori për interesat e saj pa e dialoguar me sipërmarrjen private. Kemi një draft që është lançuar më shumë me debate por nuk jemi ulur me grupet e interesit. Amnistia dekurajon sipërmarrjen e ndershme por nga ana tjetër çdo sipërmarrës i ndershëm përveç pasojave që ka pasur e pranon më mirë dhe më shpejt që të amnistohet kjo sipërmarrje dhe të futet në garën e ligjshmërisë. Që të mos dekurajojmë sipërmarrjen private duhet që institucionet përgjegjëse për implementin e amnistisë fiskale të jenë evidente dhe të parashikuar në projektligj.

Nuk ka asnjë nen që parandalon informalitetin. Duhet të shikojmë kush janë problemet e sipërmarrjes private. Duhet që instrumentet që pas daljes së kësaj amnistie fiskale. Ndryshe kjo amnisti do bëjë qokën e radhës, kjo klasë politike ka 32 vjet që e bën”, tha Jaka.

Projektpaketa fiskale e vitit 2023 nuk ka ndryshime thelbësore në ligjet e tatimeve përveçse rrit penalitetet për disa kategori dhe veprime të bizneseve dhe unifikon akcizën për industrinë e birrës dhe pijeve alkoolike.

 

 

 

Pas

“Me SHBA-të jemi aleatë në vlera”, Kurti me Escobar: Kosova e gatshme për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Para

Çmimi i lartë i apartamenteve në Tiranë, shoqata e ndërtuesve: Pasojë e taksave të jashtëligjshme, i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Para
Çmimi i lartë i apartamenteve në Tiranë, shoqata e ndërtuesve: Pasojë e taksave të jashtëligjshme, i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Çmimi i lartë i apartamenteve në Tiranë, shoqata e ndërtuesve: Pasojë e taksave të jashtëligjshme, i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.