23:25 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policët që e shoqëruan po merren në pyetje, detaje të reja nga vdekja e 32 vjeçarit në Tiranë: Ndërroi jetë në komisariat, në spital u dërgua i vdekur

08:45 | 20/10/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policët që e shoqëruan po merren në pyetje, detaje të reja nga vdekja e 32 vjeçarit në Tiranë: Ndërroi jetë në komisariat, në spital u dërgua i vdekur

Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku 32 vjeçari Laer Kurti ka ndërruar jetë.

Burime për Fax Web bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë në komisariat dhe jo në spitalin e Traumës siç u raportua në njoftimin e Agjencisë Policore të Mbikëqyrjes. Mësohet se në momentin e mbërritjes në spital, trupi i tij ka qenë i pajetë.

Ndërkohë po merren në pyetje efektivët të cilët e shoqëruan 32 vjeçarin pasi ky i fundit tentoi t’ja mbathte me vrap pasi i kërkuan dokumenti identifikimi.

Deri më tani, dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qnë një arrest kardiak por ende po kryhen ekspertizat mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet reale.

Informacion paraprak i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L.K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

Pas

Rama reagon sërish për kërkesat e pedagogëve: Janë pakicë, rritja e rrogave të tyre nuk do të ndodhë deri kur të vijë…

Para

“E torturuan shtazërisht”, Berisha për ngjarjen tronditëse në Tiranë: Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë

Para
Beteja për “lokalet”/ Opozita u mund në zgjedhje edhe kur ishte e bashkuar, Berisha: Ndodhi për dy arsye, ja çfarë ndryshon këtë herë

"E torturuan shtazërisht", Berisha për ngjarjen tronditëse në Tiranë: Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.