Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes, humbi jetën shtetasi me iniciale E.R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.