Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario i njohur si “Fenomeni” ka shpërfillur sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, kur diskutoi për lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futboll.
Braziliani foli për një “grup special” që përfshinte disa nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë, por la jashtë pesë herë fituesin e Topit të Artë, portugezin e Djajve të Kuq.
Aktualisht, Ronaldo ka mjaft probleme te Unitedi – duke pasur parasysh se Erik Ten Hag e ka lënë jashtë skuadrës së ekipit të parë pas refuzimit të tij për të luajtur në fitoren 2-0 ndaj Spurs këtë javë.
Për të shtuar fyerjen ndaj lëndimit emocionale, Ronaldo tani është lënë jashtë një liste ekskluzive të legjendave të futbollit të përpiluar nga “Fenomeni” brazilian.
“Fenomeni” foli në një intervistë ekskluzive për The Guardian, ku zbuloi se cilët janë sipas tij lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
“Mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë ku keni Diego Maradona, Messi, Cruyff, Beckenbauer, Pele, Van Basten, Ronaldinho”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Unë do të përfshija veten time. Le të thonë fansat, le ta debatojnë nëpër lokale. Por nuk mund t’i renditësh, nuk mund të krahasosh brezat”, përfundoi braziliani.
Ronaldo Nazario konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur futboll, teksa e ka zbukuruar këtë lojë të bukur me driblimet dhe golat e tij. Ai fitoi dy trofe të Topit të Artë dhe dy Kupa të Botës gjatë karrierës së tij të shkëlqyeshme.