Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka njoftuar se në datën 6 dhjetor pritet të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Në postimin e bërë, Michel shkruan se samiti pritet të mbahet në kuadër të riafirmimit të angazhimit për anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë:
Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.