Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas. Një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.