17:51 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

20:20 | 07/11/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, por edhe më zhgënjyesja. Nga ajo çfarë u bë publike nga telefonata e Presidentit të Shqipërisë me Presidenten e Kosovës dhe nga deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se “Shqipëria ka shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkon dialog”

Me këtë formulë: “shpreh shqetësim dhe kërkon dialog si rrugëzgjidhje’ mund të shprehesh për çdo konflikt që ndodh sot në botë që nga Sri Lanka e deri në Jemen! Madje edhe nëse bllokohet funksionimi i rrjeteve sociale mund të shprehësh shqetësim dhe të kërkosh zgjidhje sa më të shpejtë…. Edhe Beogradi zyrtar po të pyetej do të shprehte shqetësimin e thellë dhe do të kërkonte zgjidhje me dialog për situatën.
Ngjarjet në Veri të Kosovës nuk janë rrufe në qiell të pastër. Kanë autorë konkretë, kanë përgjegjës konkretë, kanë ideatorë dhe janë në funksion të një plani të mirëmenduar. Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë sot për të shprehur shqetësim Shqipëria dhe as për t’i treguar se çështjet zgjidhen me dialog. Meqë ra fjala.. Dialog për çfarë? Dhe Dialog me kë?

Edhe në reagimin e fundit të kryeministrit Rama kërkohet: “vetëpërmbajtje dhe dialog”. Shqipëria nuk mund të fshihet pas qëndrimit të aleatëve dhe aq më tepër të flasë si Papa, për “paqe dhe dialog” sepse e ka detyrim kushtetues, ndër të tjera, mbrojtjen e interesave të Kosovës. A mos vallë në Tiranë mendojnë se çështja e targave të kohës së Millosheviqit është problemi që duhet zgjidhur apo çështja që duhet shtyrë për më vonë? A mos vallë mendojnë se kemi të bëjmë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë? A mos vallë çështja ka mbetur te asosacioni i komunave me shumicë serbe? (dhe këtu është koha për t’i kujtuar aleatëve se nëse e konsiderojnë Bosnjën dështim, nuk mund të kenë sukses me një Bosnjë të dytë në Kosovë”.

Si shpjegohet që ka një ngurrim për t’i vënë emrin që ka aksionit për destabilizimin e Kosovës? Asgjë në Veri nuk ndodh pa pëlqimin/miratimin e Beogradit.
Sot ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë postimin: “Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi”. Kemi muaj të tërë që flasim për luftën në Ukrainë, dhjetëra herë kemi dëgjuar dhe mijëra herë të tjera do të dëgjojmë (deri ditën e zgjedhjeve) dokrrat me rublat ruse në politikën shqiptare. Po kur vjen puna për të vënë gishtin në plagë – marrim qëndrim që të kujton politikën zyrtare të Tiranës në vitet 70 që fliste për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë?!

A është interesi i Rusisë për të destabilizuar Ballkanin? A po vepron Beogradi si bedel i Putinit? A është koha për të folur apo duhet heshtur se “duhet mirëkuptuar Serbia”? Apo kemi halllin: ne oçavaj Vuçiçu! (se mos na mërzitet Vuçiqi). Si mund të aspirojmë për Ballkan të Hapur, kur për një palë targa (të kohës së Millosheviqit) mund të shpërthejë lufta?! Në Ballkanin e Hapur jemi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk mundet që për hir të Ballkanit të Hapur të mbyllim gojën dhe të flasim në atë mënyrë që të kujton shprehjen shkodrane “m’ka ç’u nana me la gojën”.

Nga Lutfi Dervishi

Pas

Rrëzohet ligji i kredive të këqija, shpallet antikushtetuese mënyra e llogaritjes së kamatëvonesave

Para

Berisha i ashpër me George Sorosin: Do e shpallim non-grata atë dhe të birin, armik i egër i Shqipërisë!

Para
Berisha i ashpër me George Sorosin: Do e shpallim non-grata atë dhe të birin, armik i egër i Shqipërisë!

Berisha i ashpër me George Sorosin: Do e shpallim non-grata atë dhe të birin, armik i egër i Shqipërisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.