Ambasadorja franceze në vendin tonë Elisabeth Barsacq deklaroi nga Korça se çështja e emigrantëve shqiptarë nuk i takon vetëm Anglisë apo Francës por të gjitha vendeve të BE-së.
E pyetur se çfarë pasojash mund të ketë në rast se qeveria shqiptare heq dorë nga amnistia fiskale ajo u shpreh se personalisht është kundër kësaj nisme ligjore dhe se edhe në progres raport thuhet se miratimi i saj nuk është i favorshëm për Shqipërinë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil politik në Francë a janë shqetësim për autoritetet e vendit tuaj?
Barsacq: Duhet të dini një diçka dhënia e të drejtës së azilit nuk bëhet nga autoritetet franceze por nga një auturotet i pavarur. Prandaj unë si përfaqësuese e shtetit francez nuk mund të përgjigjem në vend të një organizate të pavarur që është zyra e mbështetjes të refugjatëve dhe të qytetarëve pa kombësi.
Pyetje: Sa shqetësues është fenomeni i emigrimit nga kanali i Lamashit dhe a do të ketë një marrëveshje me Britaninë?
Barsacq: Duhet të theksoj diccka sepse së pari përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi, ajo ndan kufi detarë edhe me tre vende të tjera përveç Francës, Belgjika, Hollanda dhe Gjermania. Prandaj kjo çështje duhet trajtuar jo vetëm nga Britania e madhe por edhe nga të gjitha vendet e BE-së, pra është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo të diskutohet në gjirin e një shteti siç është Anglia. Duhet të theksoj edhe një gjë tjetër që Franca është anëtare e Bashkinit Europian dhe si e tillë me situatën e re të BE-së ajo nuk mund të trajtojë ccështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE-së kjo është situata dhe kjo është zgjidhja që ne kemi bërë.
-Pyetje: Cilat janë pasojat në rast se qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga Amnistia fiskale?
Barsacq: Faleminderit që sqaruat faktin se unë jam shprehur kundër amnistisë fiskale por gjithashtu besoj dhe shpresoj qe ta keni lexuar të gjithë raportin e progresit sa i përket Shqipërisë. Në raport thuhet 4 herë që në rast të miratimit të amnisitisë fiskale kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme por unë sa i përket pasojave që kërkoni të dini ju unë nuk jam personi i duhur që mund tju përgjigjem. Do doja të bëja një krahasim për ju dhe për gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert do ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës së pari rakordohen të gjithë që të kenë të njëjtin la. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të intonohet me ketë notë la. Dhe në vend që të luajë një la mund të luajë një si por kjo është shumë e keqe për veshet e atyre që dëgjojnë.
-Pyetje: A keni një koment për protestën e opozitës në datën 12 nëntor?
Barsacq: Nuk kam asnjë koment për ccështjet e politikës së brendshme. Shqipëria është një vend i lirë dhe njërzit kanë gjithmonë të drejtën të manifestojnë.