Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë ku një makinë ka përplasur një këmbësore. Kjo e fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa shoferi i makinës tip “Ford” është shoqëruar në polici. Kjo e fundit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policise:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.