Bashkimi Europian është shprehur i gatshëm që të presë takimin e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq sa më shpejt që është e munduur.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencë për media përsëriti se situata e krijuar në Kosovë është kriza më e keqe që nga viti 2013, derisa bëri thirrjen e përhershme që palët duhet të angazhohen për marrëveshjen
Bashkimi Europian është shprehur i gatshëm që të presë takimin e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq sa më shpejt që është e munduur.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencë për media përsëriti se situata e krijuar në Kosovë është kriza më e keqe që nga viti 2013, derisa bëri thirrjen e përhershme që palët duhet të angazhohen për marrëveshjen.
“BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe nga viti 2013 dhe Përfaqësuesi i Lartë e ka bërë të qartë se çka presin nga të dyja palët dhe çfarë jemi bërë ne për t’i ndihmuar ata dhe për i dhënë një zgjidhje europiane për situatën. “Ne mbesim të përkushtuar që të mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për një takim të lartë sa më shpejt që është e mundshme dhe sa më shpejt që ata janë të gatshëm që të tregojnë sjellje europiane për të gjetur një zgjidhje europiane për problemet mes tyre”.
Ai tha se është duke u mbajtur takimi mes dy kryenegociatorëve dhe se ky është një shembull i marrjes së hapave.
Stano u pyet edhe nëse kryenegociatori serb ka udhëtuar sot në Bruksel për t’u takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, por ai tha se këtë përgjigje duhet ta japë pala serbe.
Po ashtu, Stano tha se puna vazhdon derisa ftoi të dyja palët që të jenë të përgjegjshme për të dalë nga kjo situatë.