Faxnews ka zhvilluar një intervistë me shkrimtarin Sulejman Mato teksa prej 2 ditësh ka nisur edhe Panairi i Librit në Tiranë.
Mato ka qenë kritik sa i takon librit, letërsisë dhe artit në përgjithësi. Ai tha se sot kushdo mund të botojë, mjafton të ketë lekë. Shkrimtari i njohur shtoi se sot nuk ka kritikë por vetëm lavdërime dhe promovime.
Mato: Sot çdo njëri ka dëshirë të shkruajë dhe mundësira dhe aftësitë. Unë nuk kam dashur të denigrojë persona të caktuar që nuk janë botuar për shkak të censurës. Para 90-ës ka pasur censurë letrare dhe ideore. Letrare është shumë e domosdoshmne. Një letrar i ri ka nevojë të di se pasi e shkruan dicka të marrë mendimin e një shkrimtari të njohur. studiuesi, kritike.
Sot kjo nuk ndodh. Sepse është shuar problemi i kritikës. Shtëpitë botuese po të kenë pare e botojnë nuk shohin nivelin artistik. Një letrar i ri duhet të dijë se cfarë ka botuar. Gjithë problemi i letërsisë dhe cdo fushë, janë vlerat dhe antivlerat. Këtu nuk ka kritere. Në 32 vite nuk është bërë ndonjë shkrim kriktik për libër, ka vetëm lavdërime, promovime, bankete.
Cdo gjë fillon nga Ministria e Kulturs që duhet të ketë kritere, që librat që botohen, edhe këngët të kalojnë në një sitë. Po u fut mediokriteti nuk dihet kush janë vlerat dhe anti vlerat.
Sot nuk ka asnjë vështirësi për të botuar, shko te shtëpia botuese jep paret, redaktor mund ta vënë kot por , nuk ka recesentë
Sot të mbysin poezitë e dashurisë, nuk ka ndonjë shkrimtar që ruante parametrat e 90-ës.