04:55 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia ‘bastis’ shtëpinë dhe lokalet e Vali Corleones, dyshohet se posedon 1 milion euro cash

20:31 | 24/11/2022
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia ‘bastis’ shtëpinë dhe lokalet e Vali Corleones, dyshohet se posedon 1 milion euro cash

Shtëpia e Vali Corleone u bastis sot nën dyshimet për “pastrim të parave” nga Policia e Kosovës. Pas publikimit të lajmit në media, Policia e Kosovës ia ka konfirmuar se ky operacion u realizua pasi Corleone përmes rrjetit social “Tik-Tok” ka prezantuar për publikun para, që dyshohet se mund të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.

Lidhur me këtë bastisje, është deklaruar për Express Rozë, Vali Corleone, i cili është shprehur se e gjitha ka ndodhur për shkaqe xhelozie dhe se posedon deri 1 milion euro cash.

“Njerëzit që më duan të mos shqetësohen sepse kjo nuk është e para herë që më vijnë në kontroll policia në shtëpitë e mija, por ky është ritëm i njëjtë 20-vjeçar. Ky ritëm i njejtë 20-vjeçar që më vijnë në kontroll policia pa asnjë arsye dhe fakt, kësaj here do të jetë më ndryshe, sepse ai prokuror i cili ka nënshkrua për me ardh te shtëpia ime për kontroll pa i shiku gjërat dhe elementet si janë real, ai prokuror do të dal para gjykatës, do e dërgojmë nëse është nevoja edhe në Gjykata të Evropës sepse më kanë thënë 100 mijë euro janë publiku në “TikTok” cash, por unë posedoj nga historia e bankës që posedoj deri në 1 milionë euro cash, me fakte. Është xhelozi e madhe që është duke u krijuar nga disa persona dhe një linjë, po ashtu më kanë shqetësuar mua dhe familjen time dhe tani familja është duke e bërë një kontroll te psikiatri nga nervoza dhe trauma që ua kanë shkaktuar kontrolla e Policsë, gjithashtu dhe unë do të mbledh gjithë historiatinë e bankës, elementet e psikiatrisë, gjërat e tjera dhe do të paditet në gjykatën më të lartë. Unë jam Kingi që 20 vjet shikojnë xhelozat mem rrëzu, por nuk kanë shans kurrë me arrit këtë në planetin Tokë – se une di edhe ndryshe, di edhe me kanun, faleminderit të gjithëve,”– u shpreh Vali Corleone.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular. Ndërsa në momentin e kontrolleve, Vali Corleone nuk ka qenë në banesën e tij, por në Maqedoninë e Veriut.

Pas

“Diskutimet duheshin pezulluar sot”, Ndoka për Portin e Durrësit: Unë habitem me deputetët socialistë, reagimi i BE-së ‘këmbanë alarmi’

Para

Kamionët plot me thasë nga Fieri drejt Tiranës, ja kujt i përket banesa ku u gjetën (EMRI)

Para
VIDEO/ Mega-operacioni në Fier, kamionët e policisë ‘zbarkojnë’ në zonën e Frakullës së Madhe

Kamionët plot me thasë nga Fieri drejt Tiranës, ja kujt i përket banesa ku u gjetën (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.