Gjykata e Tiranës rrëzon vendimin e Prokurorisë për punonjësit e IT-së në lidhje me sulmet kibernetike, për të cilët kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kështu, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për punonjësit, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Punonjësit e IT-së pranë DAP:
Rudina Llagami
Albi Gjeka
Altin Sallaku
Alketa Sulo
Igli Lubonja
Mësohet se hakerat iranianë kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Hakerat prej muajsh vijojnë të bëjnë publike të dhëna për qytetarët shqiptarë, por dhe zyrtarë të lartë shtetërorë siç ishte rasti me udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, emailet e ish-kreut të Policisë Gledis Nano dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo