18:50 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksion në Fier/ Sekuestrohen 17 thasë të mbushur me kanabis, si e pësuan tre të rinjtë

14:25 | 01/12/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksion në Fier/ Sekuestrohen 17 thasë të mbushur me kanabis, si e pësuan tre të rinjtë

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre të rinjtë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Në momentin kur ata u pikasën nga Policia, të rinjtë tentuan t’i hedhin në lumë qeset e mbushura me lëndë narkotike. Sipas policisë, droga ishte futur në 17 thasë dhe pesha totale e saj shkonte në 176 kilogramë.

Njoftimi i policisë: 

Fier/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Baltëz”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier.

Tentuan të hidhnin në lumë, thasët me lëndë narkotike, sapo panë shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në hetim dhe 2 shtetas të tjerë të mitur, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg, dhe pajisje vakumi që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, për një sasi të madhe lënde narkotike që e posedonte një shtetas, në ambientet përreth banesës së tij, në fshatin Baltëz, u zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Baltëz”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Z.(P). V., 44 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Këta 5 shtetas, në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, që kanë shkuar për kontroll, kanë tentuar të hedhin thasët me lëndë narkotike, në lumë, por janë kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 thasët e mbushur me lendë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Pas

Meta publikon dokumentin që vërteton lejen e ‘Prestige Resort’: Koha për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që s’njeh Kushtetutë dhe as ligj

Para

“PD do të shkrihet, PL është korporatë familjare jo parti”/ Valteri ‘nuk e llogarit’ opozitën: Fryma e tyre nuk ndez, socialistët e kanë garant fitoren

Para
“PD do të shkrihet, PL është korporatë familjare jo parti”/ Valteri ‘nuk e llogarit’ opozitën: Fryma e tyre nuk ndez, socialistët e kanë garant fitoren

"PD do të shkrihet, PL është korporatë familjare jo parti"/ Valteri 'nuk e llogarit' opozitën: Fryma e tyre nuk ndez, socialistët e kanë garant fitoren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

Humbi mandatin për më pak se 100 vota, Gjylameti kërkon pamjet filmike nga KQZ

Thellohet zënka diplomatike mes Britanisë dhe Iranit, pas akuzës ndaj 3 iranianëve

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Sulm “i paprecedent” në Gaza, Netanyahu: Do ta marrim gjithë enklavën

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.