Avokati i “Erioni” sh.p.k. të “Hysenbelliu Group”, Erion Kanxheri ishte edhe këtë të premte për të dytën ditë pranë Gjykatës Administrative Durrës duke insistuar dhe kërkuar përmes shkresave zyrtare që kërkesa për sigurim padie e depozituar që dje në mëngjes të shortohet e më pas të shqyrtohet me urgjencë.
Avokati u shpreh se deri më tani nuk ka ndodhur dhe nga Sekretaria është deklaruar që shortimi mund të bëhet rreth orëve të drekës të së premtes. Kjo sipas juristit do të jetë shumë vonë, pasi prishjet në ambientet e resortit po vijojnë me intensitet.
Kemi bërë kërkesë me shkrim të procesohej me shortin, nuk u shortua dje. Sot u paraqitëm e na rezulton që ende nuk është hedhur shorti. Kemi paraqitur një kërkesë të dytë për shortimin e cështjes.
Nga sekretaria me shumë gjasa sipas tyre mund të shortohet rreth orës 13:00. Dje e sot ia heq mundësinë gykatës të shqyrtojë një cështje që është urgjente e duhet të shortohet me prioritet.
Në këtë rast po pengohet, po stopohet vajtja e dosjes te gjyqtari, dosja është në sekretari e pret të shkojë te gjyqtari.
E kërkuam takimin me kreun e gjykatës, nuk kemi asnjë përgjigje. Ne shpresojmë që Gjykata të shortojë cështjen në mënyrë urgjente e që gjyqtari përkatës ta shqyrtojë po sot.
Prishjet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, nëse nuk e shqyrton në kohë cdo vendim më pas do ishte pa kuptim.
Kjo ka ndodhur dhe në shtator. Kur gjykata po shqyrtonte kërkesën, objekti ishte prishur, atëherë nuk kishte më çfarë shqyrtonte. Dëmet që do të vinin nga mosshqyrtimi janë të shumta, rreth 6 milion e ca euro. Ne sapo depozituam një kërkesë që i kërkojmë gjykatës të veprojë sa më shpejt”, tha ai/Panorama