Policia po organizon një operacion të paligjshëm të kufirit në Morinë. Në kuadër të këtij operacioni disa persona janë vënë në pranga. Gjatë aksionit, një shtetas egjiptian ka mbetur i plagosur.
“Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit: K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V.Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
-E.M. lindur në Fier; dhe
-E.H lindur në Fier.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.Me cilësinë e proves materiale, u sekuestrua një automjet fugon Wolksvageni marrë me qera.
Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane. Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë.