Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e mbylli takimin e tij me demokratët e njësisë nr.2 në kryeqytet duke përsëritur thirrjet e tij për t’ju bashkuar protestës nesër.
“Të dridhim nga themelet këtë regjim të kalbur”-nënvizoi kryedemokrati. Ai nuk ndali akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit, duke thënë me ironi se investitori arab do e kthejë qytetin në Monte-Carlo me paratë e klaneve të drogës.
“Monte-Carlo do e bëjë, me 79 milionë, çfarë është pjesa tjetër? Paratë e klanit të drogës së Ramës, vodhën 2.2 miliardë euro me bitcoin, kudo përflitej vëllai i kryeministrit. Ky do përfundojë në një rreckë sa më shpejt të jetë e mundur, në një plaçkë. Ndaj nesër i madh e i vogël, ata që s’janë nis akoma, të nisen në Tiranë në mënyrë që të dridhet nga themelet ky regjim i kalbur”-tha Berisha.