Për më shumë se tre orë nëna e 31-vjeçarit që goditi me grusht Sali Berishën ka dhënë dëshmi në Policinë e Shtetit. Dëshmia i është marrë pranë komisariatit nr.1 në Tiranë, por deri tani, nuk dihen detaje se çfarë ka deklaruar ajo konkretisht.
Për të shmangur ballafaqimin me median, nëna e Gert Shehut, Ermira Kaçaçi u transportua me automabulancë drejt Spitalit të Traumës, aty ku është shtruar i biri, pasi ky i fundit u dhunua nga mbështes të Sali Berishës në protestën e sotme.
Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat përgënjeshtroi kreun e PD-së, duke thënë se Gert Shehu me origjinë nga Tepelena nuk ka qenë agjent i Policisë Kriminale siç pretendoi Berisha.
Kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku theksoi se dokumenti, që konstatonte se i riu rezultonte me probleme mendore është shpërndarë në media nga ana e familjarëve. Ai garantoi kreun e PD-së se ngjarja do të zbardhet plotësisht.
(n.m/FaxWeb)