00:38 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Theu xhamat dhe vodhi servisin e celularëve, merr fund arratia e 19-vjeçarit nga Shkodra

15:38 | 09/12/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Theu xhamat dhe vodhi servisin e celularëve, merr fund arratia e 19-vjeçarit nga Shkodra

Një 19-vjeçar nga Shkodra është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim mes tyre ditë më parë vodhën një biznes celularësh.

Sipas policisë, të dy të rinjtë thyen xhamat e biznesit dhe më pas morën prej ndej disa telefona. Gjatë kontrolleve në banesëm e të rinjve policia gjeti një armë zjarri dhe disa telefona, që dyshohen se janë përvetësuar në mënyrë kriminale.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shop”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me thyerje, në një biznes (servis celularësh), ngjarje e ndodhur më 06.12.2022.

Vodhi me thyerje, aparate celulare dhe sende të tjera, në një biznes në Shkodër, vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar, bashkëpunëtor i të arrestuarit.

Këtyre shtetasve iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe sende të tjera të vjedhura, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje me thyerje, në një biznes (servis celularësh), në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Shop”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të këtij rasti, si dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tij.

Si rezultat, është arrestuar shtetasi Xh. B., 19 vjeç dhe janë referuar materialet e ka nisur procedimi në gjëndje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.12.2022, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Europa dhe SHBA japin alarmin, cila grupmoshë rrezikohet më shumë nga ‘tridemia’

Para

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD “shigjeton” qeverinë: Shqipëria e dorëzuar dhe gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit

Para
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD “shigjeton” qeverinë: Shqipëria e dorëzuar dhe gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD "shigjeton" qeverinë: Shqipëria e dorëzuar dhe gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.