01:48 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

“Borxhi ka arritur në pikën ku çahet tullumbaci”, Shano bën “parashikimin e zymtë” për ekonominë: 2023-i do jetë akoma më i vështirë

16:09 | 09/12/2022
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Borxhi ka arritur në pikën ku çahet tullumbaci”, Shano bën “parashikimin e zymtë” për ekonominë: 2023-i do jetë akoma më i vështirë

Ekonomisti Dritan Shano tha në një intervistë për “Fax News” se viti që po vjen me shumë gjasa do jetë po aq i vështirë sa 2022 për Shqipërinë.

Shano theksoi se qeveria nuk i është përgjigjur siç duhet nevojave të krizës ekonomike dhe për rrjedhojë i duhet të bashkëpunojë ngushtë me delegacionet europiane në mënyrë që situata të njohë sadopak përmirësim.

Ai tha ndër të tjera se duhet të vihen në zbatim politika reale për ekonominë vendase pasi borxhi ka arritur në nivelet më të larta.

“Nuk futem tek ata njerëz që mendoj se ulja e tarifave “Roaming” do na sjellë begatinë por një samit i kësaj përmase duhet patjetër shoqëruar me një dekor, me një event. Ajo që bëri samiti është ripërsëritja e ofertës që është në tavolinë për të gjitha qeveritë e Ballkanit Perëndimor, nëse ne duam të ecim përpara duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që janë në tavolinë. Kjo bëhet duke u shpjeguar shqiptarëve se si aksesohen 500 milionë euro për BP, kush do bëjë projektet, si mund të ndihmojë qeveria etj.

Ekonomia reale, politikat reale, janë gjëra që ende pritet të ndodhin, nuk kanë ndodhur. Ne jemi nevojtarë, që duhet të vëmë në siklet burokratët. Mos të shkojmë në takime me dy foto por me mbështetjen që i duhet ekonomisë shqiptare. Një qytetar nuk mund ti caktojë detyra delegacioneve por organizatat, dhomat e tregtisë, të biznesit, grupime qytetare të interesuara mund të kërkojnë bashkëpunim, informacion, udhëheqësi. Kjo mund të jetë biznes me biznes si marrëdhënie ose në evente publike. Për qeverinë po, çdo qytetar duhet t’i caktojë detyra, ta kapë për jakë të xhaketës dhe për fyti dhe ti thotë më trego si ti aksesoj këto fonde. Jemi mangët dhe kemi shumë për të bërë. Muzika e kësaj valleje nuk duhet të pushojë në asnjë moment.

Borxhi ka arritur në pikë ku çahet tullumbaci. Nuk mendoj se konflikti Rusi-Ukrainë do të mbarojë nesër, do vazdhojë për një periudhë relativisht të gjatë, ka shumë kompleksitet brenda saj dhe nuk mendoj se fundi është pranë. Ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj asaj europianë se prej tyre marrim shumicën e eksporteve, kryesisht nga Italia. Model ii biznesit deri para pak kohësh ishte i bazuar në një marrëdhënie me Rusinë dhe 2023-in e shoh akoma më të vështirë, nga ajo që shoh qeveria ime nuk u është përgjigjur nevojave që ka prodhuar kjo krizë”-u shpreh Shano.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

Pas

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, PD “shigjeton” qeverinë: Shqipëria e dorëzuar dhe gjunjëzuar nga vjedhja e pushtetit

Para

Ekzekutoi kushërinjtë për kanabis në 2020, vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj

Para
Ekzekutoi kushërinjtë për kanabis në 2020, vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj

Ekzekutoi kushërinjtë për kanabis në 2020, vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.